
Sulmohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
08/05/2013
Sot, në orën 8:00 të mëngjesit, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga një zyrtar i ministrisë është vërejtur një mjet shpërthyes, ku më pas policia ka vërtetuar se është granatë dore, që u demolua në orën 9:30. Fatmirësisht nga ky akt nuk ka pasur lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë reagon ndaj këtij sulmi i cili jep imazh të keq për gjithë Kosovën. Aq më tepër kur ky mjet është vendosur në hyrje të Qendrës për Shërbime të Biznesit , që mund të konsiderohet si sulm i dyfishtë: ndaj institucionit si dhe ndaj bizneseve.
Përveç cenimit të lirisë dhe të drejtave të punëtorëve të Ministrisë së Tregtisë, gjithashtu ky paraqet një sulm të institucioneve dhe shtetit të Republikës së Kosovës.
MTI dënon thellë këtë akt dhe mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.