Të rinjt e Kamenicës përkrahin fuqishëm AKR-në
11/08/2016

Forumi Rinor i AKR-së në Kamenicë ka zgjedhur strukturat e reja të degës në një kuvend zgjedhor ku morën pjesë 220 delegatë si dhe përfaqësuesit e Degës së AKR-së në Kamenicë. Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi në fjalën përshëndetëse ka falënderuar të rinjët e Kamenicës të cilët gjithmonë kanë qenë forca kryesore e partisë.
Kuvendi ka zgjedhur për kryetar të ri juristin e diplomuar Shqiprim Spahiun. Kryetari i ri është zotuar para delegatëve se besimin e marrë do ta kthej me punë.” Ju falënderoj për besimin që patët për mua, dhe ju premtoj se do të punoj ngushtë me secilin prej Jush, që Kamenicës t`ia kthejmë dinjitetin duke e marrë besimin qytetar për ta qeverisur atë nga vjeshta e vitit që vjen” ka thënë kryetari Shqiprim Spahiu. Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët : Florim Demolli, Anduena Rexhepaj, Visar Morina dhe Jetullah Rrudhani si dhe sekretarë janë zgjedhur Erëza Matoshi, Hasime Hoti dhe Vlora Rrudhani. Kuvendi poashtu ka zgjedhur edhe kryesinë prej 15 anëtarësh.

AKR po rritet fuqishëm në çdo pjesë të Kosovës, andaj ju të rinj bëhuni pjesë e fitorës së madhe për një Kosovë të zhvilluar.

 

13614943_1129142170461406_8500679877470539225_n13600305_1129142150461408_1410057494791045357_n

13631484_1129142107128079_6409989196565336018_n

13653200_1129142117128078_2703341099392881061_o

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart