Të rinjtë e Podujevës mbështesin vizionin e AKR-së për zhvillimin e vendit
30/12/2016

 

Në kuadër të procesit të ri-organizimit të Forumit Rinor të AKR-së, në Podujevë u mbajt kuvendi zgjedhor i Forumit Rinor me pjesëmarrje të mbi 100 të rinjve, të cilët të zhgënjyer me pushtetin lokal dhe qendror kanë zgjedhur AKR-në për realizimin e objektivave të tyre për një perspektivë me të madhe për të gjithë.

Të rinjve në këtë kuvend i dha mbështetje të fuqishme Koordinatori i Degës Mahmut Rexhepi, i cili deklaroj që kjo qeveri me nivel të lartë të korrupsionit e nepotizmit, keq-qeverisjes e mos përgjegjësisë e ka sjellë vendin buzë kolapsit, prandaj ne jemi ata që bashkë do t’ia kthejmë dinjitetin Kosovës.

Në emër të Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli kuvendin e përshëndeti koordinatori i Forumit Rinor të AKR-së në nivel vendi Sami Boroci duke i ofruar mbështetje maksimale të rinjve të Podujevës.

“Kjo pjesëmarrje e madhe e të rinjve është shpresë për një të ardhme me të mirë për rininë e komunës suaj. Në AKR të rinjtë do të jenë çdo herë pjesë e fuqishme e vendimmarrjes” u shpreh para të rinjve koordinatori Boroci.

Më pas kuvendi zgjedhi kryesinë e Forumit Rinor, ku me shumicë votash kryetare u zgjodh Xheneta Bekteshi e cila duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë o zotua që së bashku si Forum Rinor do të punojnë në përmirësimin e jetës se të rinjve të Podujevës.

 

sami poduj podujkev

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart