Të rinjtë e Vitisë i bashkohen vizionit të AKR-së
07/02/2017

Në kuadër të procesit të ri-organizimit të Forumit Rinor të AKR-së, në Viti është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor, me pjesëmarrje të mbi 100 të rinjve, nën udhëheqjen e koordinatorit të degës Betim Shaqiri.

Në emër të Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, kuvendin e përshendeti koordinatori i zgjedhjeve në nivel vendi Vesel Makolli, i cili vlerësoi se të rinjtë janë ata që munden dhe duhet të bëjnë ndryshimin pozitiv në vend. “Ju do ta keni mbështetjene AKR-së dhe Presidentit Behgjet Pacolli”, ka shtuar ai.
Mysafir nga qendra ishte edhe koordinatori i Forumit Rinor të AKR-së në nivel vendi Sami Boroci, i cili duke ofruar mbështetje maksimale për të rinjtë e Vitisë, potencoi rëndesinë e madhe që ata e kanë në AKR, si dhe hapësirën vepruese për realizimin e ideve të tyre kreative.
Pas pjesës ceremoniale, Kuvendi me shumicë votash zgjedhi Kryesinë e këtij Forumi, ku kryetar u zgjodh Faton Jashari, nënkryetarë Dhurata Sylejmani e Shpetim Limani kurse sekretar Milaim Nuredini.
Kryetari i sapo zgjedhur duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë u zotua që së bashku si Forum Rinor do të punojnë në përmirësimin e jetës se të rinjve të Vitisë.

viti1 viti

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart