
Teuta Hasani zgjedhet Kryetare e degës se AKR-së në Istog
11/05/2013
Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin e tretë Zgjedhor të degës së Istogut, ku u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse të kësaj Dege.
Në Kuvend, të pranishëm ishin anëtarë të kryesisë së AKR-së nga qendra, përfaqësues të Degëve të partisë si dhe mysafirë nga partitë tjera politike.
Kuvendin e hapi me një fjalë hyrëse koordinatorja e degës së AKR-së në Istog, znj.Teuta Hasani e cila foli për punën e Aleancës Kosova e Re dhe liderit z.Behgjet Pacolli.
Kuvendin e përshëndeti edhe znj.Myzene Selmani, e cila e shtjelloi cështjen e udhëheqjes komunale në Istog dhe mundesitë që Istogu i ka, potencialet për zhvillim ekonomik dhe qasjen që të rinjtë e Istogut duhet ta kenë ndaj politikës dhe qeverisjes lokale.
Më pas Kuvendi vazhdoi sipas pikës së rendit të ditës dhe u kërkua të propozohen kandidatët për Kryetar të Degës. I vetmi propozim nga delegatët ishte znj.Teuta Hasani. Me votim unanim nga të gjithë delegatët (89) znj.Teuta Hasani u zgjodh Kryetare e degës se AKR-së në Istog.
Kryetarja e sapo zgjedhur i falenderoi te gjithe te pranishmit dhe delegatët per pjesmarrje, duke u shprehur se, “Në këtë proces mjaft të rëndësishëm zgjedhor, AKR edhe njëherë i promovoi vlerat demokratike dhe liberale, dëshmoi perkushtimin tonë për qytetarët e Istogut dhe për të ardhmen e qytetit tonë”.
Znj. Teuta Hasani pas fjalës përshendetëse u zotua se do të punojë me një përkushtim të madh për Istogun.