Uganda do ta perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës.
23/01/2016

Mbrëmë udhëtova për në Uganda. Arrita në orët e hershme në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, dhe menjëherë udhëtova për në vendin e takimit me Presidentin Museveni, disa qindra km nga Kampalla.

Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.

Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë. Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart