Valmire Kabashi zgjedhet Kryetare e Forumit te Gruas në Rahovec
29/12/2016

Në kuadër të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, me një interesim të madh të grave pjesëmarrëse, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Rahovec.

Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Rahovec, Osman Krasniqi, i cili i ofroi mbështetje të madhe Forumit të Gruas në realizimin e projekteve që fuqizojnë pozitën e gruas në shoqëri.
Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 100 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Rahovec është zgjedhur Valmire Kabashi.
Kuvendin, në emër të Presidentit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, e përshëndeti koordinatori zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli i cili tha se me Aleancën Kosova e Re, pozita e gruas në shoqëri do të jetë vendimmarrëse.
Punimet e këtij Kuvendi i ka përshëndetur edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR Mirlindë Gashi, e cila në fjalën e saj para grave tha se ka ardhur koha që t’i thuhet jo keq-qeverisjes “Bashkërisht duhet ta sjellim ndryshimin pozitiv në shoqëri”, ka thënë ajo.
Më pas Kuvendi ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës me nënkryetaret Elizabata Kryeziu dhe Vanesa Çanta, sekretare Albana Hoti si dhe kryesinë prej 11 anëtaresh.

rahovec-1 rahovec

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart