Vazhdojnë aderime të reja në AKR-Gjilan
22/10/2016

U konkretizua puna e palodhshme e humanistes Vana Jerliu Ramadani në favor të AKR-së dhe përkrahjen e saj të parezervë në fuqizimin e partisë ne përgjithësi, dhe falë angazhimit të saj AKR në Gjilan sot i prezantoj mbi 30 aderues të rinjë të profileve të ndryshme dhe të kuadro të kualifikuar që do ti japin një shtytje të fuqishme Degës në procesin në të cilin jemi, atë të zgjedhjeve të brendshme.

Në një fjalë rasti të pranishmit i përshendeti Koordinatori i Degës Ismet Hajdini, i cili njëherit shprehi falenderim për këtë iniciativë dhe angazhim të Vanës që po e jep për AKR-në, gjithashtu i uroj mirëseardhje aderuesve të rinjë duke i premtuar se mbrenda AKR-së është një klimë pozitive e ndërtuar tani ku gjithçka funksionon si ekip së bashku në të gjitha aktivitetet që i ka Dega, mes tjerash potencoi dhe siguroj aderuesit e rinjë se do ta kenë të gjithë hapësirën e nevojshme të veprojnë dhe të përfshihen në strukturat e partisë.

Në një fjalë rasti aderuesit e rinjë i përshëndeti dhe Kryetari i Forumit Rinor Aid Berisha, i cili shprehi gadishmërinë të sinqertë dhe të hapur që të punoj me ta dhe se do ti ofrojë mundësi të kyçjes në Forum Rinor pasi që shumica e aderuesve janë të moshës së re dhe së bashku njëzëri ta fuqizojmë rolin e të rinjëve në vendimarrje të partisë gjë që AKR- ja e ka dëshmuar në ndërvite se prioritet i palëkundshëm është Rinia si shtylla kryesore e shoqërisë.

gfjilan gjilan-1 gjilan-2

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart