Vazhdojnë aderimet në Degën e AKR-së në Gjilan
29/12/2016

Në Degën e AKR-së në Gjilan mbi 70-të gra dhe vajza sot iu bashkuan vizionit të AKR-së për zhvillimin e vendit.

Të pranishmet i përshëndeti Kryetarja e Forumit të Gruas znj.Vjollca Gagica Matoshi e cila i falenderoj që kanë përzgjedh AKR-në, subjektin më serioz alternativën më të mirë për të gjithë qytetarët, atë të zhvillimit ekonomik dhe që më së miri di ta realizoj Presidenti Behgjet Pacolli, një humanist një biznismen i përmasave botërore.

Me një fjalë rasti aderimet e reja i përshëndeti dhe Kryetari i Degës z.Ismet Hajdini i cili iu uroj mirëseardhje të gjitha zonjave dhe zonjushave që sot iu bashkuan AKR-së dhe ju premtoi bashkëpunim, mbështetje të madhe nga Dega për të gjitha organizimet, aktivitetet që do ti keni.

Një fjalë rasti e mori dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës znj.Drita Maliqi, ku i falenderoj të gjitha gratë që sot për herë të parë aderuan në AKR duke ju uruar mirëseardhje dhe që të gjitha së bashku do të jenë zë i fuqishëm i përfaqësimit të grave në të gjitha vendimmarrjet e partisë po edhe më tej të qeverisjes lokale dhe nacionale të shtetit.

gilan gjilan

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart