Vazhdon fuqizimi i AKR-së në Gjakovë
19/09/2016

 

Në vazhdën e strukturimit të degëve dhe nëndegëve të AKR-së, sot në Gjakovë është konsoliduar nëndega e VIII/1.
Kuvendin e udhëhoqi koordinatori i degës së Aleancës Kosova e Re në Gjakovë, z.Luan Shllaku, ndërsa punimet e këtij Kuvendi të nëndegës kishte ardhur t’i ndjek nga afër edhe Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli i shoqëruar nga koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror, z.Vesel Makolli.
Në fjalën e tij përshëndetëse, i pari i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, i falënderoi të pranishmit dhe deklaroi se formimi i kësaj nëndege është edhe një dëshmi që tregon përkrahjen e madhe që Aleanca Kosova e Re e gëzon në qytetin e Gjakovës.
Ai ka thënë se Gjakova nuk e meriton situatën në të cilën gjendet aktualisht, e aq më pak pas sakrificave të mëdha që i ka bërë për Kosovën.
“Gjakova meriton më teper, ajo ka dhënë shumë, ka sakrifikuar shumë dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën që qytetit të Gjakovës t`ja kthejmë dinjitetin:, ka thënë Pacolli.
Pas verifikimt të delegatëve nga komisioni verifikues, filloi procesi zgjedhor i Kuvendit, ku me shumicë votash kryetar i nëndegës së tetë në Gjakovë u zgjodh Valon Lluka.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i sapozgjedhur i falenderoi të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë. Ai tha se do të kontribuojë maksimalisht në rikthimin e fuqishëm të AKR-së në Gjakovë.
Kuvendi më pas zgjodhi edhe kryesinë nëndegës prej dhjetë anëtarësh.

14322360_1192361030806186_3443229854237978436_n 14330066_1192360970806192_5406078632540217945_n 14344060_1192361157472840_4766857780885039595_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart