Vetëvendosje dhe AKR koalicion në Prishtinë
08/11/2017

Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR kanë arritur koalicion në komunën e Prishtinës.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, dhe Selim Pacolli prezantuan bashkëpunimin e tyre sot në një konferencë për media.

Ahmeti tha se synojnë që ta ndërtojnë shumicën me partitë me të cilat kanë qenë në bashkëpunim më parë.

“Kjo marrëveshje është tepër e rëndësishme për pjesën paszgjedhore”, tha Ahmeti.

Ai tha se presin që VV t’i ketë 18 asambleistë, ndërsa AKR katër eventualisht pesë sosh.

Ahmeti shtoi se kjo ua krijon atyre komoditetin që të bisedojnë edhe me subjektet tjera, dhe se tash me AKR-në do të negociojnë si një me këto subjekte, pasi që kanë një grup të përbashkët.

Në anën tjetër, Selim Pacolli, tha se nuk e ka pasur për intencë e tyre që ta grabisin ndonjë post, porse kishte thënë se do të bënte marrëveshje me ata që do e merrnin në konsideratë programin e tij.

Pacolli njoftoi se në pjesën dërrmuese, VV dhe AKR në Prishtinë kanë bërë fuzionimin e programeve të tyre.

Ai iu garantoi votuesve të tij implementimin e pikave kryesore të programit të tij.

“Besojmë që brenda katër vjetësh do të përmirësojmë jetën e qytetarëve të Prishtinës”, tha Pacolli.

Ai po ashtu pohoi se program i Ahmetit e kishte bindur që mund të vazhdojnë tutje, ndërsa për programin e tyre tha se është më i miri që mund t’iu ofrohet qytetarëve të Prishtinës.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart