Vizitë bizneseve në Komunën e Gjakovës
01/04/2014

Presidenti I Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli dhe Zv/Presidentja e partisë njëherit Kryetare e Komunës së Gjakovës, znj.Mimoza Kusari Lila, të përqendruar për të ndihmuar bizneset, si dhe për t`ju ofruar atyre një rrugë të lehtë zhvillimi, kanë vizituar disa biznese prodhuese në Komunën e Gjakovës.

Në këtë vizitë lideri I AKR-së, z.Behgjet Pacolli ka theksuar se, përparësitë që Gjakova tashmë i ka si zonë e lirë ekonomike, garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Komunën.

Ndërsa e para e Komunës së Gjakovës, znj.Mimoza Kusari Lila, ka thënë se potenciali prodhues i Komunës së Gjakovës, do të rritet shpejtë me jetësimin e kësaj infrastrukture të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Më tej znj.Kusari Lila, ka shtuar se, industritë e tekstilit, galantarisë, gypave plastike, ushqimit dhe të tjera, kanë potencial njerëzor të zhvillohen pa problem në Komunën e Gjakovës.

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart