Ylber Bimbashi zgjedhet Kryetar i Forumit Rinor në Klinë
07/02/2017

Dega e Aleancës Kosova e Re në Klinë, sot në prani të 150 delegatëve ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor në këtë Komunë.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Klinë Avni Gashi. Ai para delegatëve dhe mysafirëve deklaroi se Aleanca Kosova e Re do të punojë ndershëm në zhvillimin e vendit.
Kuvendi i Forumit Rinor në degën e AKR-së në Klinë, i ka vazhduar punimet duke zgjedhur strukturat udhëheqëse të Forumit të degës, ku përmes procesit të rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në Klinë u zgjodh Ylber Bimbashi.
Kryetari i sapo zgjedhur i falënderoi delegatët dhe deklaroi para tyre se me AKR-në do të ketë zhvillim dhe perspektivë më të mirë për të rinjtë.
Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili iu bëri thirrje të rinjve që ta ndalin keq-qeverisjen dhe bashkë me AKR-në të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
I pranishëm nga Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re në nivel qendror, ishte edhe koordinatori i Forumit Rinor të AKR-së Sami Boroci, i cili kishte ardhur që t’i përcjellë nga afër punimet e këtij Kuvendi.
Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë e Forumit të degës, me nënkryetarët Fikrije Morina dhe Vlorian Kastrati, sekretaren Egzona Desku si dhe 11 anëtarë të Kryesisë.

klina1 klina

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart