
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli fton Qeverinë e Emirateve Arabe të investojnë në Kosovë
29/10/2013
Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur sot në një takim ministrin e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arbe, Sulltan Saeed Al Mansoori.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar z.Al Mansoori gjërësisht për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovës, duke nënvizuar në veqanti nevojën e përkushtimit shtetëror për zhvillim ekonomik.
Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka kërkuar nga ministri Al Mansoori bashkëpunim mes dy vendeve veqanërisht në sferën ekonomike. Zoti Pacolli ka përmendur faktin se Kosova është një vend mjaft atraktiv dhe me mundësi të mëdha për investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si vend me potencial shumë të madh ekonomik. Zoti Pacolli në veqanti ka ftuar qeverinë e Emirateve, që të investojnë në ngritjen e aeroportit të Gjakovës dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me idenë e krijimit të zonave të lira ekonomike në Mitrovicë dhe Gjakovë.
Në anën tjetër, ministry Al Mansoori ka falenderuar zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe shumë miqësore që I është bërë atij dhe delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri, Al Mansoori ka premtuar gjithashtu konkretizim të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, në të ardhmen e afërt si në fushën e investimeve direkte, po ashtu edhe në dhënien e ndihmave në fusha të ndryshme.