Takova përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, Zina Andrianarivelo-Razafy

Nju Jork, 21 shtator 2012

Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka takuar përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, z. Zina Andrianarivelo-Razafy.

Zëvendëskryeministri Pacolli, njoftoi përfaqësuesin e Madagaskarit, me proceset në të cilat ka kaluar Kosova, që nga periudha e fillimit të viteve 90-ta, dhe evoluimproceseve të cilat rezultuan me shpalljen e pavarësisë me 2008.

“Ne jemi ballafaquar me gjenocid, që Serbia ka ushtruar ndaj nesh. Në Kosovë, shteti serb përveq krimeve të rënda që ka kryer, gjithashtu ka dhunuar gratë dhe vajzat tona, deri në momentin e intervenimit të botës demokratike. Kosova konform udhëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ka ardhur deri tek shpallja e pavarësisë. Gjithashtu, konform planit të të dërguarit të OKB-së, z.Ahtisari ne kemi shpallur pavarësinë duke garantuar respektim të plotë të të drejtave të minoriteve. Vendimin tonë për shpalljen e pavarësisë, edhe GJND-ja e vlerësoi se Kosova se nuk ka rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.

Në anën tjetër përfaqësuesi i përhershëm i Madagaskarit z. Zina Andrianarivelo-Razafy, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se do të përpilojë një raport të studiuar mirë, që ndërlidhet me procesin e njohjes së Kosovës, dhe të njëjtin do ta përcjellë në kryeqytetin e shtetit të tij.

z. Zina Andrianarivelo-Razafy, dhe zëvendëskryeministri Pacolli u dakorduan edhe për takimin me presidentin e Madagaskarit që do të zhvillohët në ditët e ardhshme në Nju Jork.