Pacolli takon zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, Philip Reeker

Washington, 2 dhjetor 2011

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është takuar në Uashington, me zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, z.Philip Reeker.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e njoftoi zotin Reeker në mënyrë të detajizuar, me zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, dhe me aktivitetin e tij diplomatik për njohjet e Kosovë. 

Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.