Zgjedhet Kryetari i Degës së III-të AKR-së në Prishtinë
07/02/2017

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, sot Dega e III-të e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, në prani të 100 delegatëve ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Kjo degë, nga pesë sosh sa i ka Prishtina, përfshin Bregun e Diellit, Lagjen e Muhaxherëve, Veternikun, Matin 1 dhe 2, Velaninë, Lagjen e Spitalit dhe Dodonën.

Punimet i hapi Koordinatori i Degës së AKR-së në Prishtinë, Valon Berisha, i cili, duke i uruar punë të mbarë Kuvendit të Degës së tretë të AKR-së në kryeqytet, i falënderoi të pranishmit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces.

Kuvendi ka vijuar punimet duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse. Nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i Degës së III-të të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Xhemshit Cakolli.

Duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë, Cakolli është zotuar se çdo here do të jetë i hapur dhe bashkëpunues në realizimin e projekteve zhvillimore për qytetarët e Prishtinës.

Në emër të Presidentit Behgjet Pacolli, delegatët me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili potencoi se me AKR-në Prishtinës do t`i kthehet dinjiteti dhe imazhi i një kryeqyteti evropian, si një vend i kultivimit të kulturës, artit dhe progresit shoqëror.

Më pas Kuvendi ka vazhduar punimet duke i zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës së III-të të AKR-së në Prishtinë, me nënkryetarët Vesel Makolli dhe Arbenita Murseli, sekretaren Bukurie Makolli, si dhe Kryesinë e përbërë nga gjithsej 15 anëtarë.

pr1 pr

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart