
Zv. Kryeministrja/ ministrja e MTI-së Kusari Lila bëri thirrje për të shtuar përpjekjet për përmirësim të ambientit të biznes
12/07/2011
Zv. kryeministrja/ministrja e TregtisëdheIndustrisë Mimoza Kusari Lila, mori pjesë në publikimin e hulumtimit të Indeksit të Konkurencës në Komunat(IKK)e Kosovës për vitin 2011. Në fjalimin hyrës Zv. Kryeministrja Kusari Lila, tha se është shumë e rëndësishtme intesifikimi në lehtësimin ambientit për biznes si nga niveli komunal ashtu edhe ai qendrorë.
“Suksesi si dhe dështimi varen nga puna jonë, pavarësisht a është niveli komunal apo ai qendrorë, të dy këto pushtete duhet të punojnë seriozisht për të ndërruar njëherë e përgjithëmonë mentalintetin e punës për të sjellë kushtet më të volitshme për investime dhe biznes në Kosovë.” Ajo gjithashtu shtoi se një numër i madh ankesash janë drejtuar në adresë të qeverisë dhe komunave nga investitorët sidomos për ngecjet në procedura gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.
Indeksi i Konkurrencës në Komuna-IKK i vlerëson regullativat e mjedisit të të bërit biznesit dhe rendit qeverisjen ekonomike komunale. Qëllimi kryesor i IKK-së,është që të përmirësojë produktivitetin dhe performancën e bizneseve private duke identifikuar barrierat dhe ngarkesat regulative të panevojshme, për rritje të transparences. Në këtë mënyrë ndikon në zvogëlimin e korrupcionin.
Komunat që e kryesuan indeksin për 2011, janë Mamusha, Hani i Elezit dhe Gjilani, ndërsa më fund të rënditjes janë Peja, Vushtrrija dhe Obiliqi.