
Zv/Kryeministri, z. Pacolli viziton Bregun e Fildishtë
22/06/2011
Zëvëndëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, pas vizitës së tij në Republikën e Ghanës, ku u takua me krerët më të lartë të këtij vendi, vazhdon sot turneun e tij lobues për shtimin e numrit të njohjeve për Shtetin e Pavarur të Kosovës në Bregun e Fildishtë, në qytetin Abidjan, ku do të takohet me Presidentin e këtij vendi, z. Alassane Ouattara.
Zv/Kryeministri i Parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të qëndroj sot në Kryeqytetin Yamoussoukro, ku do të marrë pjesë në Ceremoninë Inauguruese të Presidentit të ri të këtij Vendi, z. Alassane Ouattara
Zëvëndëskryeministri i Parë, z. Pacolli ka intensifikuar aktivitetet lobuese në kuadër të fushatës për shtimin e numrit të njohjeve për Republikën e Pavarur të Kosovës.