Deklaratë e presidentit të AKR-së z.Behgjet Pacolli

18/12/2013

 

 

 

Me qëllim të qartësimit të pozicionit të AKR-së, karshi zhvillimeve shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformat dhe ecurinë demokratike të proceseve në Republikën e Kosovës dhe bashkëjeteses demokratike dhe civilizuese të shumicës dhe komuniteteve në Kosovë, presidenti I AKR-së, lëshon këtë deklaratë:

 

 

 

  1. 1.      Kuvendi, reforma zgjedhore, ndryshimi I kushtetutës;

 

Nëse Kuvendi I Kosovës duhet të merr qëndrime dinjitoze për një të ardhme civilizuese me perspektivë për të gjithë, është e domosdoshme që që krahas reformës zgjedhore të bëjë edhe ndryshimin e Kushtetutës.

 

Në këtë pikë, mendimi I AKR-së është që Kuvendi të përshpejtojë proceset dhe të pregatitet për reforma jo vetëm zgjedhore por edhe Kushtetuese.

 

Këto ndryshime nuk mund të ndodhin nëpër takime të mbyllura por duhet të ndodhin në insititucione e Republikës, parësisht në Kuvendin e Kosovës.

 

AKR mendon se nuk njihen dhe nuk mund të zbatohen në tërësi dhe drejtë reformat zgjedhore, pa përfshirjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht pa vullnetin e sovranit.

 

Marrëveshja e disa liderëve politikë para tre vjetësh, e pasuar me rezolutën e Kuvendit, mundësoi formimin e komisioneve parlamentare kushtetuese dhe zgjedhore, të cilët kanë investuar kohë dhe para për realizimin e kësaj iniciative (reformën zgjedhore dhe kushtetuese dhe ligjin për presidentin), por e cila në mungesë të vullnetit politik të disa liderëve të partive të mëdha, nuk u realizua.

 

Për tejkalimin e ngërqit politik, si kusht ka qenë reforma e re zgjedhore, që gjithsesi me vete merrte edhe reformën kushtetuese dhe ligjin e presidentit. Për këtë ekziston edhe një rezolutë e parlamentit e cila nuk duhet të anashkalohet por duhet të jetësohet. AKR insiston në përmbushjen e kësaj rezolute sa më parë.

 

Sqarojmë opinionin publik se rishikimi I kushtetutës duhet gjithsesi të ndodhë edhe për arsyen se që nga shtatori I vitit të kaluar, Kosova ka një status tjetër, status të shtetit të plotësisht të pavarur që nuk reflektohet në kushtetutën aktuale(nga neni 143 e tutje) Edhe ky fakt tregon se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin.

 

Për ndryshimet kushtetuese, është e qartë se janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve dhe 2/3 e votave të minoritarëve.

 

   

 

2. Sa I përket vendeve të rezervuara dhe të garantuara(që sot   përmenden në kushtetutën e Kosovës dhe që këto ditë është temë aktuale në opinionin publik;

 

– Në kushtetutën e tanishme, hasim dy terma për vendet e minoritarëve, që në fakt për shumicën e opinionit janë shumë të paqarta. Këto terme emertohen si opcione TË GARANTUARA dhe të REZERVUARA.

 

AKR është për njërin prej këtyre dy opcioneve, ose të garantuara ose të rezervuara, sido që të quhen ato në kushtetutën e ardhshme por asesi për të dyjat siq është aktualisht.

 

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ndodhin sipas afatit kushtetues vitin e ardhshëm.

 

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ekzistojnë DY MUNDËSI potenciale të orientimit politik të bashkëqytetarëve serb;

 

–          Do të varet nga vullneti politik I bashkëqyetarëve të komunitetit serb, se a do të dalin në zgjedhje ose jo. Nëse dalin në zgjedhje dhe fitojnë sigurisht do të kenë deputetë legjitim sipas kushtetutës së Kosovës. Mundësia tjetër e mundshme është se ndoshta ata nuk do të dalin në zgjedhje. Pikërisht edhe ky fakt e detyron Kuvendin e Kosovës, që të marr vendim për ndryshimin dhe plotësimin e kushtetutës duke u garantuar gjithmonë atyre pjesmarrje në parlament sipas opcionit të tanishëm për vendet e rezervuara.

 

–          Kushtetuta e ndryshuar duhet të jetë shumë e qartë dhe të mos lejojë dykuptimësi të termeve (të rezervuara apo të garantuara).

 

Vullneti I përfaqësuesve të komunitetit serb të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës është I qartë që të vazhdohet edhe më tej, gjë që me Kushtetutën aktuale dhe planin e Ahtisarit, pas mandatit të dytë nuk mund të ndodhë.

 

Shumica e qytetarëve të Kosovës është deklaruar gjithmonë se e mbështet pjesmarrjen e përfaqësuesve të bashkëqytetarëve serb në parlamentin e Kosovës, por tani me qartësi të plotë, pa keqkuptime dhe pa konfuzione.

 

AKR është e pajtimit që minoritetet edhe më tutje të kenë 20 vende në parlamentin e Kosovës, por ato duhet definuar si vende të rezervuara por jo edhe plus të garantuara, për arsye se ky fakt po krijon huti, pasoja dhe është diskriminues për shumicën. Në fakt, kjo duhet të rregullohet gjithsesi në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme me kushtetutë dhe pa marrë parasysh mundësitë e lartpërmendura, minoriteteve u rezervohen ato 20 vende në parlamentin e Kosovës.

 

 

 

  1. 3.      Përfaqësimi I diasporës me së paku 5 deputetë

 

AKR mendon se në procesin e ndryshimit të Kushtetutës të krijohen mundësitë edhe për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës, me së paku 5 deputetë, prapë ose të rezervuara ose të garantuara por jo me të dy mundësitë.

 

Në këtë kontekst, do të ishte e mirëseardhur dhe e domosdoshme që numri I deputetëve në parlamentin e Kosovës të rritet nga 120 në më së paku 130 deputetë(120 ekzistues, 5 diaspora dhe minimum 5 të tjerët të hapet mundësi e garimit demokratik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa paragjykim dhe diskriminim, etnik, racor, social ose fetar- në mënyrë që të ju jepet mundësia e barabartë të gjithë atyre që kanë besimin e qytetarëve të fitojnë mandatin e deputetit).

 

Qëndrimi I AKR është që të respektohen të drejtat dhe liritë e qdo qytetari, pa dallim etnie, qofshin ata minoritarë apo shumicë.

 

4. Zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit nga populli

 

Një prej ndryshimeve të rëndësishme kushtetuese për të cilën Kuvendi I Kosovës me rezolutë është përcaktuar është edhe zgjedhja e presidentit nëpërmjet votës së lirë dhe direkte të qytetarëve.

 

Në këtë kontekst është e patolerushme, anashkalimi I rezolutës së parlamentit.

 

AKR do të insistojë që rezoluta e miratuar dhe ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore edhe për presidentin të ndodhin sa më parë.

 

AKR konsideron se kjo është qasja drejt zgjidhjes më të mirë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Është absurd dhe de fakto nuk do të duhej asnjëherë të ndodhë që presidenti I ardhshëm të japë dorëheqje nga partia e tij dhe të garojë në postin e presidentit. Është absurd po ashtu fakti që presidenti të zgjidhet nga parlamenti ngase kjo jep mundësi që presidenti në vazhdimësi të jetë objekt i interesave të caktuara partiake siq ka ndodhur në të kaluarën.

 

5. Pastrimi I listave dhe votimi me kusht

 

Një prej pikave reformuese të ligjit zgjedhor, duhet të jenë edhe listat e pastërta që definojnë votuesin efektiv.

 

Është e patolerueshme që në epokën e digjitalizimit, të komunikimit të shpejtë dhe informatikës të ekzistojë ende votimi me kusht.

 

AKR qartësisht kundër votimit me kusht.

 

Eleminimi I votës me kusht, kushtëzohet gjithsesi nga pastrami I listës së votuesve. Ne duhet të kemi lista të pastërta të votuesve efektivë dhe jo siq ka ndodhur deri më tani.

 

AKR insiston që në reformat zgjedhore të përfshiet KQZ-ja dhe shoqëria civile(njerëzit që kanë eksperiencë në këtë lëmi), në mënyrë që reformat të jenë të qarta, të kuptueshme dhe efektive për qdokend. Në fund të fundit, përgjegjësinë për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve e mban KQZ-ja.

 

 

 

  6. Përfshirja e diasporës në zgjedhje

 

AKR mendon se diasporës së Kosovës, që përbën gati gjysmën e qytetarëve të saj, duhet ti krijohen kushtet për pjesmarrje aktive në zgjedhje. Duke pasur parasysh se diaspora jonë është e shpërndarë në vendet mike të Kosovës,  vende të cilat promovojnë vazhdimisht vlerat demokratike në Kosovës, me siguri do të jeni në funksion të ndihmesës së organizimit dhe votimit të qytetarëve tanë nëpër institucionet e tyre. Në shumicën e këtyre vendeve kemi dhe përfaqësitë tona diplomatike dhe tregtare.

 

 

 

7. Mandati I deputetit dhe postit ekzekutiv

 

Praktikat e shteteve me demokraci të lashtë, shtetet skandinave, Gjermania, Franca etj, është asisoj që mandati I fituar I deputetit, nuk mund të merret edhe atëherë kur ai kryen përgjegjësi ekzekutive shtetërore.

 

Për shkak të respektimit të vullnetit të qytetarit nëpërmjet votës së tij dhe për shkak të efikasitetit të punës eventuale të deputetit në postet ekzekutive(ministrave, zvministrave, kryetarëve të komunave) dhe legjislative, është e nevojshme që mandatin e fituar ta ruaj dhe të ushtrojë poste tjera ekzekutive shtetërore për interesin e shtetit. Kjo do të mundësonte ruajtjen e kualitetit të parlamentit, efikasitetin e punës të ekzekutivit dhe përfaqësimin e drejtpërdrejt të komunave në parlament(nëse ata janë të zgjedhur nga qytetari), që do të thotë respektim I besimit të qytetarit nëpërmjet votës së tij. Është absurde që shumë komuna të Kosovës janë të papërfaqësuara në institucionet qendrore dhe për fatin e tyre vendos dikush tjetër. Në reformën e re, kryetarëve të komunave duhet tu jipet e drejta që të garojnë në zgjedhje dhe në rast se e fitojnë besimin e qytetarëve, ta ushtrojnë edhe mandatin e deputetit. Në dukje të parë kjo mund të krijoj paqartësi, por në fakt është shumë e dobishme dhe e arsyeshme për shkak të efikasitetit, besimit ndaj votës së qytetarëve dhe përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të rajoneve të Kosovës. Gjithashtu, kjo është praktikë e vendeve me demokraci të konsoliduar.

 

Nëse pretendojmë të kemi perspektivë demokratike, shtet të së drejtës dhe barazi të plotë të qytetarëve në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen pas ndryshimit të kushtetutës dhe reformave zgjedhore që bazohen në kushtetutën e re.

 

AKR si parti konstruktive do të jetë bashkëpunuese dhe kontribut dhënëse në përfundimin e reformës kushtetuese dhe elektorale si dhe në të gjitha proceset e rëndësishme që kanë të bëjnë me bashkëjetesën politike të shumicës dhe pakicave pa favorizime dhe anashkalime, procese këto që duhet të formojnë bazën kushtetuese.

 

AKR mendon se është momenti I fundit që të mos improvizohen gjërat dhe të anashkalohen zgjidhjet kushtetuese dhe juridike. Pra AKR është e bindur thellë dhe mendon se tani dhe në të ardhmen gjërat të qartësohen me Kushtetutë.

 

 

 

 

06_G_pol-Pacolli_garon_per_president

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart