Koordinatori viziton degën e AKR-së në Drenas

21/04/2017

Koordinatori në nivel qendror, Vesel Makolli është takuar me kryetarin e degës në Drenas, Elmi Thaçin. Bashkë me te ishte edhe eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi. Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të fuqishëm të degës aq fort të konsoliduar si ajo e Drenasit. Kryesia e Drenasit bashkë me kryetarin e saj shprehën paknaqësitë e shumta që e kanë kapluar komunën e tyre, e që shpresën e mbajnë vetëm në programin e AKR-së.“Populli beson shumë në programin tonë e posaqërisht beson që Behgjet Pacolli do ta nxjerr vendin nga kjo krizë e thellë ekonomike. Jam i bindur që në zgjedhjet e ardhshme lokale ne do ta kemi fjalën kryesore ngase populli beson në neve” tha ndër të tjerash kryetari i degës së Drenasit, Elmi Thaçi.

Kjo u mirëprit edhe nga koordinatori Vesel Makolli që u shpreh i bindur që kjo gjendje e rëndë që  ka kapluar vendin tonë nuk do të vazhdoj gjatë. “Çdo ditë ne po na bashkohen bashkëmendimtar, gjegjësisht anëtarë të cilët janë të pakënaqur gjerë në maksimum me këtë qeverisje dhe se rrugën për dalje të vendit nga kjo katrahurë e shohin vetëm përmes AKR-es dhe Presidentit Behgjet Pacolli” u shpreh koordinatori Makolli.

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart