Zyra për informim

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun

+381 (0) 38 227 221
akr.kosova@gmail.com

 

  • Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli takon presidentin malazez Milo Gjukanovic. Konfirmohet partneritet i fuqishëm i dy vendeve.

    Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli bashkë me presidentin Thaqi ka takuar presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanovic ku edhe diskutuan për bashkupunimin e mëtutjeshëm të dy vendeve. Ministri Pacolli në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se partneriteti me vendin fqinjë Malin e Zi vazhdon më i konsoliduar se asnjëherë. “Gjatë qëndrimit në Malin e Zi zhvilluam një takim me Presidentin Milo Gjukanovic. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi janë partnerë strategjik në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Mali i Zi në Nato garanton paqe dhe siguri në gjithë rajonin. Partneriteti i Kosovës me Malin e zi do të thellohet edhe më tej” u shpreh Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

  • Tubim madhështor në hapjen e Konventës Zgjedhore të AKR-së

    Përmes një ceremonie solemne dhe tubimi madhështor ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë e përkrahës të Aleancës Kosova e Re,  sot zyrtarisht partia ka shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.

     

    Në këtë tubim të Aleancës Kosova e Re ku përveç Presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli, të pranishëm ishin edhe anëtarët Këshillit Drejtues, Kryesisë, përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re nëpër institucione si dhe Kryesitë e Forumeve, është bërë e ditur që AKR, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik.

     

    Duke ju bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për bashkim me vizionin e AKR-së, numri një i partisë, njëherit Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, tha se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të qytetarëve dhe të gjeneratave të reja.

    “E kemi obligim që të punojmë me nder dhe sinqeritet. Tash e 12 vite ne ju kemi përmbajtur pikave tona. AKR është parti që punon për interesat e qytetarëve të saj, punon për zhvillim ekonomik dhe për shtyrjen përpara të proceseve. Jam betuar që do të punoj vetëm për interesat e Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke i falënderuar të gjithë të rinjtë dhe ekspertët e fushave të ndryshme të cilët kishin shprehur interesimin e tyre për t’iu bashkuar programit zhvillimor të AKR-së.

     

    Tutje presidenti Pacolli tha se këto zgjedhje të brendshme janë një mundësi e mirë për t’i dhëne fund asaj që është e papranueshme për popullin, dhe për t’i hapur derën kontributit të frymës zhvillimore.  

     

    Me një fjalë rasti në tubim, qytetarët i përshëndeti edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri.  Ai tha se etapa e re e AKR-së po fillon edhe më e fuqishme.

    “Aleanca Kosova e Re është parti që ka vlera e resurse të cilat nuk i gjen në partitë tjera. Kjo parti na nderon, andaj ju bej thirrje të gjithëve që ta dëshmojmë edhe njëherë që puna e kontributi ynë janë të duhurat për Kosovën”, tha ndër të tjera Bahtiri.

     

    Me këtë proces Aleanca Kosova e Re do t’i zgjedh organet e reja drejtuese të partisë duke punuar gjithashtu edhe në shtrirjen dhe zgjerimin e saj të mëtutjeshëm, me ardhjen e një numri të madh të anëtarëve të rinj.

     

    Për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR, më tej do të përcaktohet puna, funksionimi, komisionet përkatëse si dhe çështjet tjera me rëndësi, për procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe organizimin e Kuvendit Qendror të partisë si dhe Kuvendet e Degëve dhe të Nëndegëve.

     

     

     

     

     

  • Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Austrisë Van der Bellen. Tema kyqe ishin liberalizimi i vizave dhe Interpoli

    Presidenti Pacolli ka qëndruar për vizitë në Austri ku është takuar me presidentin austriak Van der Bellen. Në llogarinë e tij në facebook Pacolli u shpreh optimist për mikpritjen e nikoqirëve si dhe për temat e rëndësishme që i trajtuan. “Takim shumë konstruktiv me Presidentin Van der Bellen. Austria mbështet Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimeve Euro-Atlantike. Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol ishte kryetema e takimit me Presidentin Van der Bellen”, u shpreh Pacolli në llogarinë e tij në facebook.

     

  • Ministri i Punëve te Jashtme Behgjet Pacolli takon presidentin malazez Milo Gjukanovic. Konfirmohet partnertitet i fuqishëm mes Kosovës e Malit të Zi.

    Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli bashkë me presidentin Thaqi ka takuar presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanovic ku edhe diskutuan për bashkupunimin e mëtutjeshëm të dy vendeve. Ministri Pacolli në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se partneriteti me vendin fqinjë Malin e Zi vazhdon më i konsoliduar se asnjëherë. “Gjatë qëndrimit në Malin e Zi zhvilluam një takim me Presidentin Milo Gjukanovic. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi janë partnerë strategjik në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Mali i Zi në Nato garanton paqe dhe siguri në gjithë rajonin. Partneriteti i Kosovës me Malin e zi do të thellohet edhe më tej” u shpreh Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

  • Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli takon presidentin malazez Milo Gjukanovic. Konfirmohet partneritet i fuqishëm i dy vendeve.

    Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli bashkë me presidentin Thaqi ka takuar presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanovic ku edhe diskutuan për bashkupunimin e mëtutjeshëm të dy vendeve. Ministri Pacolli në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se partneriteti me vendin fqinjë Malin e Zi vazhdon më i konsoliduar se asnjëherë. “Gjatë qëndrimit në Malin e Zi zhvilluam një takim me Presidentin Milo Gjukanovic. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi janë partnerë strategjik në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Mali i Zi në Nato garanton paqe dhe siguri në gjithë rajonin. Partneriteti i Kosovës me Malin e zi do të thellohet edhe më tej” u shpreh Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

  • Nëse dikush e quan projektin tonë për ndërtimin e Universitetit modern të Prishtinës si antikombëtar, atëher vërtetë ka probleme. Projekti ynë i ndërtimit të kampusit modern Universitar krijon kushtet e nevojshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Fatkeqësisht studentët tanë sot nuk kanë kushtet as minimale për studim, prandaj edhe renditemi në vendet e fundit në ranglistat ndërkombëtare. Menjëherë pas ndërtimit Universitetit Modern, pjesa e liruar, shëndërrohet në qendër zhvillimi ekonomik, atraksion kulturor e turistik.Kushdo që kritikon ose ka mungesë vizioni ose ka qëllime të këqija në raport me studentët, qytetarët dhe shtetin. Ose edhe më keq, ka nostalgji për ato ndërtesa të kēqija të sistemit jugosllav.Këto projekte e bëjnë Kosovën të duket si kryeqendrat perendimore. SHIKOJENI VIDEON!

    Posted by Behgjet Pacolli on Freitag, 20. Oktober 2017

  • “Roli i gruas tani ka ardhur koha të nënvizohet më shumë se kurrë”

    Është mbajtur mbledhja e shtabit zgjedhor bashkë me Forumin e Gruas të AKR-së.

    Mobilizimi i të gjitha strukturave të grave në AKR po vazhdon me intenstitet të lartë.

    Shefi i shtabit zgjedhor Rrahim Pacolli kërkoi që tani më shumë se kurrë të vlerësohet roli i gruas në punësim e edukim.

    “Roli i gruas tani ka ardhur koha të nënvizohet më shumë se kurrë. Ne të gjithë në shoqëri jemi të barabartë. E programi i AKR-së e mundëson këtë më së miri, duke i’u ofruar punësim dhe jetë të sigurt të gjitha grave në Kosovë. Tani veçse po ofrohet dita kur AKR të dëshmojë vlerat e çmuara të shoqërisë tonë, e bashkë me to të sigurojë edhe mirëqenien dhe jetën e denjë për të gjithë qytetarët e Kosovës” tha ndër të tjerash shefi i shtabit zgjedhor Rrahim Pacolli.

     

     

  • Koordinatori viziton degën e AKR-së në Drenas

    Koordinatori në nivel qendror, Vesel Makolli është takuar me kryetarin e degës në Drenas, Elmi Thaçin. Bashkë me te ishte edhe eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi. Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të fuqishëm të degës aq fort të konsoliduar si ajo e Drenasit. Kryesia e Drenasit bashkë me kryetarin e saj shprehën paknaqësitë e shumta që e kanë kapluar komunën e tyre, e që shpresën e mbajnë vetëm në programin e AKR-së.“Populli beson shumë në programin tonë e posaqërisht beson që Behgjet Pacolli do ta nxjerr vendin nga kjo krizë e thellë ekonomike. Jam i bindur që në zgjedhjet e ardhshme lokale ne do ta kemi fjalën kryesore ngase populli beson në neve” tha ndër të tjerash kryetari i degës së Drenasit, Elmi Thaçi.

    Kjo u mirëprit edhe nga koordinatori Vesel Makolli që u shpreh i bindur që kjo gjendje e rëndë që  ka kapluar vendin tonë nuk do të vazhdoj gjatë. “Çdo ditë ne po na bashkohen bashkëmendimtar, gjegjësisht anëtarë të cilët janë të pakënaqur gjerë në maksimum me këtë qeverisje dhe se rrugën për dalje të vendit nga kjo katrahurë e shohin vetëm përmes AKR-es dhe Presidentit Behgjet Pacolli” u shpreh koordinatori Makolli.

     

  • AKR e konsoliduar fuqishëm në tërë Kosovën

    Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli pas ri-zgjedhjes së tij në krye të partisë me sistemin një anëtarë një votë, ka mbajtur takimin e parë me kryetar të degëve në gjithë Kosovën.

    Gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet e partisë në qender dhe në degë, rreth programit qeverisës dhe pergatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.

    AKR mbetet e përkushtuar në fuqizimin e saj në tërë Kosovën si e vetmja parti pa të kaluar kriminale e korruptive, parti e zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale, parti që meriton të udhëheq me Kosovën.

    #AKRShpresë

    akr02 akr01

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart