Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli takon presidentin malazez Milo Gjukanovic. Konfirmohet partneritet i fuqishëm i dy vendeve.

29/05/2018

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli bashkë me presidentin Thaqi ka takuar presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanovic ku edhe diskutuan për bashkupunimin e mëtutjeshëm të dy vendeve. Ministri Pacolli në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se partneriteti me vendin fqinjë Malin e Zi vazhdon më i konsoliduar se asnjëherë. “Gjatë qëndrimit në Malin e Zi zhvilluam një takim me Presidentin Milo Gjukanovic. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi janë partnerë strategjik në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Mali i Zi në Nato garanton paqe dhe siguri në gjithë rajonin. Partneriteti i Kosovës me Malin e zi do të thellohet edhe më tej” u shpreh Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart