Pacolli: Në Kosovë duhet të realizohen projekte që kanë efekt direkt në jetën e qytetarëve

Prishtinë, 9 mars 2011 –

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Presidenti Pacolli falënderoi Bankën Botërore, anëtare e së cilës është edhe Kosova, për ndihmën e madhe që ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës.

“Vështirësitë në Kosovë janë evidente. Shoqëria jonë ka nevojë për ndihma në çdo aspekt, ka nevojë për këshillat e juaja në çdo kohë”, theksoi në takim Presidenti Pacolli.

Kam pritur në takim në zyrën time presidencale zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Ai qartësoi se në të ardhmen, duhet dhënë prioritet projekteve të cilat janë të realizueshme dhe që kanë efekt të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e saj, zonja Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, foli në detaje rreth ndihmës dhe projekteve me të cilat Banka Botërore u ka asistuar vendeve të Evropës Juglindore, me theks të veçantë te projektet e realizuara në Republikën e Kosovës.

Ajo theksoi se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në koordinim me institucionet e vendit, në realizimin e projekteve në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.