Presidenti Topi, vlerëson angazhimin e ish-presidentit Pacolli

Tiranë, 12 korrik 2011

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministrja znj.Mimoza Kusari-Lila, kanë takuar në Tiranë, presidentin e Shqipërisë z.Bamir Topi.

Ish-presidenti Pacolli, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare të Zhvillimit, i shoqëruar nga autoritete akademike, i ka shpjeguar presidentit Topi, idenë e tij për integrimin ekonomik të shqiptarëve.

z.Pacolli gjithashtu, e falënderoi presidentin Topi, për rolin e tij si president, në ekuilibrimin e situatës politike në Shqipëri.

Në anën tjetër, presidenti Topi, e ka vlerësuar  faktin që z.Pacolli është duke u angazhuar konkretisht për jetësimin e idesë që shpalli gjatë kohës sa ishte president i Republikës së Kosovës.

Presidenti Topi, tha se dinjiteti që z.Pacolli tregoi gjatë ndërprerjes së mandatit të tij si president, është shembull për politikanët shqiptarë.

z.Pacolli, po ashtu e njohu presidentin shqiptar, me iniciativat e ardhshme në kuadër të Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare të Zhvillimit.

Presidenti Topi, kërkoi që në këto iniciativa të fuqizohet ideja e ndërtimit të korridorit të tetë, si një korridor që shton rëndësinë e shqiptarëve në rajon.