Zyrtarizohet njohja nga Sao Tome. Arrin nota verbale

Republika Demokratike e Sao Tome dhe Principe është shteti i 89 anëtar i OKB-së, që ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe Sovran.

Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me datë 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e sotme (e shtunë), 17 mars 2012.  

Njohja nga Sao Tome dhe Principie është rezultat i një angazhimi të ngjeshur diplomatik të Qeverisë së Kosovës në kontinentin afrikan. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ka zhvilluar disa vizita në këtë shtet.

Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me datë 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e sotme (e shtunë), 17 mars 2012.  

Gjatë vizitës së fundit në Sao Tome, me 21 nëntor 2011, zëvendëskryeministri Pacolli gjatë takimeve me kryeministrin  Dr.Patrice Emery Trovoada dhe ministrin e punëve të Jashtme z.Manuel Salvador Dos Ramos pati marrë konfirmimin se njohja e Republikës së Kosovës nga Sao Tome do të vinte shumë shpejt.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, është optimist se njohje tjera për Republikën e Kosovës, priten të vijnë në një të ardhme të afërt.