Prishtinë, 29 qershor 2012
Zëvendëskryeministri Pacolli, i shoqëruar edhe nga ministra të Qeverisë së Kosovës, ka shprehur edhe njëherë falenderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për presidentin Topi dhe gjithë shtetin shqiptar, për ndihmën që në vazhdimësi I kanë dhënë Kosovës.
“Veqanërisht në fushën e lobimit, shteti shqiptar na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe dhe për këtë ju falenderoj zoti president”, ka thënë Pacolli.
Pacolli gjithashtu, ka njoftuar presidentin Topi me zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veqantë angazhimet e Qeverisë për fillimin dhe zhvillimin e reformave shumë të nevojshme ekonomike.
Në anën tjetër, presidenti Topi ka shprehur kënaqësinë e tij, që pikërisht vizitën e fundit si president I Shqipërisë, ka nderin ta bëjë në Kosovë. Topi gjithashtu, ka theksuar se Qeveria dhe populli I Kosovës, duhet të vazhdojnë angazhimet, në mënyrë që Republika e Kosovës të ecë hapave drejt standardeve europiane.
