Takim me homologun e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya

Nju Jork, 21 shtator 2017

Falenderova homologun nga Emiratet e Bashkuara për mbështetjen sistematike dhe të palëkundur të vendit të tij ndaj Kosovës dhe popullit të saj nëpër të gjitha proceset.

Vullneti ekziston për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve. 

Gjatë takimit me homologun diskutuam për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato në fusha të ndryshme diplomatike, turistike, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

Gjithashtu u shkëmbyen mendime dhe qëndrime politike për zhvillimet më të fundit rajonale dhe globale.

Trajtuam gjithashtu çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në axhendën e Asamblesë së OKB-së.