Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini

Prishtinë, 11 tetor 2017

Shumë takim i përzemërt me homologun tim finlandez Timo Soini, që ruan kujtimet më të mira nga vizita në Prishtinë për dhjetë vjetorin e pavarësisë.

I kërkova mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e informova për procesin e dialogut me Serbinë.

Ftova ndërmarrësit finlandezë, një vend me eksperiencë në sportet dimërore, të investojnë në Kosovë, duke përfituar lehtësi të mëdha.

Miku im Soini më garantoi për mbështetjen e vendit të tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku Kosova bën pjesë, apo do të aplikojë në të ardhmen.