Prishtinë, 12 tetor 2017
Pas angazhimeve të shumta jashtë shtetit dhe lobimit për njohjet anash nuk kam lënë as takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Gjatë ditës takova ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.
Me Ambasadoren holandeze diskutuan për perspektivën europiane, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Diplomaten holandeze e njoftova rreth progresit në Kosovë, në veçanti për përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.
Takova edhe ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Doster, të cilë i shpreha mirënjohje se shteti i Luksemburgut ka bërë investime të vazhdueshme në Kosovë, në fusha të ndryshme.
Me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, biseduam edhe për investime tjera të mundshme, si dhe për mundësitë e projekteve dhe bashkëpunimeve në të ardhmen, në mënyrë specifike ato në shëndetësi dhe arsim.

