Vizita zyrtare në Malta

Valletta, 1 nëntor 2017 

Malta dhe Kosova do të mbajnë një Forum Ekonomik në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, e pranoi me kënaqësi ftesën time, gjatë takimit, që kishim në Ministrinë e Jashtme në Valletta, që ai ta vizitojë Kosovën, bashkë me një grup biznesmenesh nga ky shtet.

Besojmë, që do të krijohen kontaktet të reja me bizneset vendore, që do të hapin mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit tregtarë, investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Valletta, 1 nëntor 2017 – Në takim me Ministrin e Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela. Në këtë takim u pajtuam për organizimin e Forumit Ekonomik në mes dy vendeve në Prishtinë.

NË TAKIM ME PRESIDENTEN E MALTËS, COLEIRO PRECA

Gjatë vizitës time në Maltë, u prita në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësorë edhe nga Presidentja e Maltës, Shkëlqësia e Saj, Marie-Louise Coleiro Preca.

Malta, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse edhe më e fuqishme e Kosovës kudo, që ajo ka zë dhe votë.

Do të punojmë, që të nënshkruajmë edhe një Memorandum Bashkuëpunimi në mes dy vendeve, në fushat, që do të jenë me interes për të dyja vendet dhe që ndër të tjera do të përfshijnë edhe arsimin.

Valletta, 1 nëntor 2017 –Në takim me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca, me të cilën u pajtuam për Memorandum Bashkëpunimi në mes dy vendeve.

Kërkoi nga Presidentja e Maltës që mbështetja e cila ekziston të vazhdoj edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja. 

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, presidentja  Marie-Louise Coleiro Preca, më konfirmoi se vendi i saj në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovën dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.

Valletta, 1 nëntor 2017 –presidencen e Maltës duke u shënuar në librin e përshtypjeve.

FOLËSI KRYESOR NË KONFERENCËN GLOBALE PËR TOLERANCË DHE PAQE

Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila i kishte mbajtur punimet, në Valletta të Maltës.

Në këtë Konferencë isha folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun tim nga Malta, Ministrin e Jashtëm Carmelo Abela.

Valletta, 2 nëntor 2017Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe.