Zambi, 10 nëntor 2017
Është koha që marrëdhëniet me vendet afrikane të marrin një kahje intensive. Të punojmë më tepër dhe të hapim perspektivë edhe më të favorshme për Kosovën.
Kontinenti i Afrikës është një kontinent në ardhje, që po bëhet çdo ditë më i rëndësishëm se kurrë. Kosova duhet të intensifikojë bashkëpunimin e vet më shtete afrikane.
Kemi një ambasadë në kontinentin e Afrikës. Jemi në proces të hapjes së dy ambasadave tjera nëse fondet na lejojnë. Me hapjen e këtyre dy ambasadave shpresojmë të jemi më afër partnerëve tanë.

