Gjatë adresimit tim në konferencën e parë rajonale mbi NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 14 nëntor 2017

Kisha nderin dhe kënaqësinë, që në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si organizator i konferencës së parë rajonale mbi NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor, që po zhvillon punimet në Kosovë t’i adresohem me një fjalim dhe t’i shpreh mirëseardhje të veçantë zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe shumë ekspertëve të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Theksova se rajoni dikur i prekur nga lufta, sot është shndërruar në një konsumues i të mirave të paqes. Se Kosova dëshiron të jetë jo vetëm konsumues, por edhe kontribuues i sigurisë dhe i paqes në botë.

Prishtinë, 14 nëntor 2017Gjatë adresimit tim në konferencën e parë rajonale mbi NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor.

Dhe, natyrisht se sot po jetojmë në një rajon që i përket NATO-s me disa vende fqinje të Kosovës, që tashmë janë bërë anëtare të plota të kësaj Aleance me anëtarësimin e Malit të Zi, që ndodhi këtë vit.

Shpreha, gjithashtu nevojën e vazhdimit të procesit të anëtarësimit në NATO edhe me Maqedoninë fqinje, por edhe me Kosovën. Ne jemi të vetëdijshëm që prania e NATO-s në Kosovë, respektivisht misionit të KFOR-it e domosdoshme, ashtu siç jemi të bindur se është i domosdoshëm edhe fillimi i negociatave për anëtarësim në NATO.

Në Kosovë kemi flamujt e NATO-s, por duam, që në NATO të valojë edhe flamuri i Kosovës. Në Kosovë kemi shumë ekspertë të NATO-s, por duam që edhe ekspertët e Kosovës të jenë në NATO.

Duam që Kosova të kontribuojë me ekspertizën e vet në NATO dhe misionet e NATO-s jashtë, ishtin disa nga mesazhet e mia të tjera që i adresova nëpërmjet kësaj konference.

Prishtinë, 14 nëntor 2017 – Ishte një zë shprese për të gjithë shqiptarët. Jamie Shea, gjatë vitit 1999 mbante pozitën e zëdhënësit të NATO-s.