Romë, 25 janar 2018
Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit njeri politik. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni njeri, dhe ndërtues.
Me këto fjalë më priti në takim numri një i diplomacisë italiane, z. Alfano.

Gjatë vizitës time në Romë u sigurova nga numri një i diplomacisë italiane, zt. Alfano, për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve.
Si vend, mik Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE.


NË VATIKAN U TAKOVA ME SEKRETARIN E SELISË SË SHENJTË, PAUL RICHARD GALLAGHER
Takim kisha me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New Hork, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare.

I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.
E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë. I tregova pse Kosova e meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit tonë.

GJATË PREZANTIMIT TË LIBRIT TIM NË GJUHEN ITALIANE NË ROMË
Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo” (Asgjë nuk është e pamundur. Si e ndërtova suksesin tim).
Prezantimi është bërë në selinë “Dante Alighieri”, organizata më e madhe kulturore italiane dhe para personaliteteve të kulturës, artit, sportit, diplomatëve të akredituar në Romë, gazetarëve dhe ushtarakëve.





