Bruksel, 20 mars 2018 –
Takim shumë miqësor dhe i përzemërt me homologun tim, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders në Pallatin Egmont.
Si të intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe,veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregëtare; zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit.
Shumë shpejt, vendet e BENELUX-it- një iniciativë e re ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe samit i përbashkët mes krerëve të shteteve në dy rajone me ngjashmëri, por dhe me diferenca të thella në zhvillim. Belgjika, Beneluksi, më pranë Kosovës!

E njoftova bashkëbiseduesin me zhvillimet ekonomike në vend, me trajtimin e pakicave në Kosovë, ecurinë e dialogut me Serbinë, etj.
Shefi i diplomacisë belge, u interesua për aspekte të veçanta të këtij dialogu, marrëdhëniet me EULEX dhe rrugët e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Na duhet që të vijojë ndihma e Belgjikës,- tha ministri Pacolli, i cili identifikoi disa fusha të bashkëpunimit prioritar, veçanërisht për integrimin ndërkombëtar, në UNESCO, Interpol, njohjet në zonën e Afrikës, etj.
Ministri Reynders, e njohu zotëri Pacollin me një iniciativë të re të vendeve të BENELUX-it ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shumë shpejt, theksoi kryediplomati belg, do të ketë vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe një samit të përbashkët mes krerëve të shteteve të dy rajoneve.


