Prishtinë, 12 prill 2018
Pata një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor me homologun tim grek në Prishtinë. Potencova se është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv për Republikëm e Kosovës.
Kurse kryediplomati grek më tha se “normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vet Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet”.
Ky është mesazhi dë doli nga takimi me kryediplomatin të cilin sipas traditës sonë të mikpritjes dola në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen këtij, akademiku të shquar, sot kryediplomati i Greqisë, që i ka sjellë maturi diplomacisë greke.

E ftova biznesin grek të jetë i pranishëm në Kosovë, që mallrat greke të hyjnë në tregun tonë ku nuk duhet të ketë monopole nga vendet fqinje. Kërkova mbështetje prej Greqisë në aspiratat tona për t’u bërë pjesë e Interpol, UNESCO dhe organizatave të tjera.

Nga aeroporti i Prishtinës takimin e zhvendosem në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Aty patëm një takim kokë më kokë në zyrën time dhe më pas zhvilluam një bisedë zyrtare në krye të delegacioneve tona.

Mysafiri ishte shumë i qartë në mbështetjen e Greqisë për Kosovën, në Samitin e Sofies, në forume të tjera ndërkombëtare. Homologu im grek shprehu respekt për luftën dhe përpjekjet tona si popull.
Nikos Kotzias më ftoi në Athinë, ku do të organizohet dhe një forum biznesi për të gjetur forma të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

Akademiku grek me famë botërore dhe sot ministri i jashtëm, tha se ne ballkanasit duhet të krijojmë një axhendë të re pozitive dhe të dalim nga burgu i historisë.
Plotësisht dakord me këtë vizion frymëzues dhe domethënës, që duhet ta jetësojmë për të mirën e popujve tanë.
– Pacolli: Ne presim që Greqia të na mbështesë në integrimin tonë ndërkombëtar
Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Theksova se e dëshirojë praninë e investitorëve dhe mallrave greke në Kosovë, duke shprehur kërkesën për heqjen e pengesave në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve kosovarë në Greqi.
Gjatë takimit vlerësova punën e bërë nga diplomatët grekë në krye të misionit diplomatik në Prishtinë, në krye të EULEX-it, si dhe mbështetjen e Komisionerit Avramopulos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ejani dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë në një forum biznesi midis dy vendeve. Të krijojmë një axhendë pozitive marrëdhëniesh, të përparojmë hap pas hapi, të mos mbetemi të burgosur të historisë”, ka thënë ministri grek Kotzias.
Kotzias ka ftuar Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të shtatë vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.
“Ai tha se ka respekt për përpjekjet e Kosovës në ndërtimin e një realiteti të ri në rajon dhe se e mbështet pjesëmarrjen e saj në Samitin e Sofjes. Më tej kryediplomati grek Kotzias shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, për restaurime objektesh të trashëgimisë kulturore”,
Ndryshe, Greqia është ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës. Sllovakia, Rumunia, Spanja dhe Qiproja janë katër shtetet e tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
