Abu Dhabi, 10 maj 2018
Inaugurimi i selisë së Ambasadës së Kosovës kësaj radhe u bë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prani të Nasser bin Thani Al Hamli, ministrit të Burimeve Njerëzore dhe Emiratizimit, së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kemi prerë shiritin e inaugurimit.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Saeed Al Qamzi, Drejtor i Çështjeve të Vizitave në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe një numër i krerëve të trupave diplomatike arabe dhe të huaja të akredituar në Abu Dhabi.
Al Hamli na uroi për hapjen e ambasadës së re, duke vlerësuar rolin e qeverisë së Kosovës dhe misionit tonë diplomatik për përpjekjet e mëdha në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve mike.
Nga ana e tij, presidenti Thaçi vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës, duke theksuar se hapja e selisë së re është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dhe promovimin interesave të të dy vendeve.

Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it.
Ndihma e Emirateve të Bashkuara daton qysh nga koha e luftës në vitin 1999, kur ky vend ka ndërtuar infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova.
Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.

