Lugano, 22 qershor 2018
Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Confederatës Zvicrane, Dr. Ignazio Cassis.
Me Ministrin z. Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zvicerran. Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, çofshin ato të katakterit ekonomik apo politik.

Z. Cassis më priti në Lugano. Kur Kosova shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, Zvicra njohu shtetin e sapokrijuar dhjetë ditë më vonë. z. Cassis theksoi këto marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të cilat karakterizohen edhe nga lidhje të ngushta njerëzore – diaspora e Kosovës në Zvicër është rreth 200 mijë njerëz.
Gjatë bisedimeve të dy ministrat diskutuan situatën aktuale në Kosovë dhe evoluimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve gjatë dekadës së fundit. Duke iu referuar fushave ku mund të bëhet më shumë përparim, z. Cassis vuri në dukje në veçanti përpjekjet e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën të luftojë korrupsionin dhe të promovojë sundimin e ligjit.

Ai përmendi edhe marrëveshjen e sigurimeve shoqërore të nënshkruar nga të dyja vendet më 8 qershor 2018. Përveç kësaj, z. Cassis theksoi angazhimin civil të Zvicrës në Kosovë që nga viti 1999 si dhe kontingjentin ushtarak të Swisscoy nën KFOR-in.
Të dy biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. z. Cassis nënvizoi nevojën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai gjithashtu theksoi se stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor janë një faktor i rëndësishëm për Zvicrën.



