Nikoqir i homologut tim maqedonas, Nikola Dimitrov

Prishtinë, 20 korrik 2018

Kosova ka një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke me Maqedoninë. Duke u nisur nga këto premisa organizova sipas protokollit të shtetit pritjen e homologut tim nga Republika e Maqedonisë.

Për ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ishte vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë prej kur kishte marrë këtë përgjegjësi.

Në takimin mes delegacioneve tona me theks të veçantë, diskutuam për prioritet ngritjes së bashkëpunimit ekonomik, turizmit, bashkëpunimit doganor, aspekteve të shëndetësisë, si dhe mundësive të reja për zhvillimin e dy Republikave.

Kurse gjatë konferencës për media Dimitrov, komentoi masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të vendosur një doganë prej 30 për qind për importet e produkteve bujqësore nga Maqedonia, theksoi se “ky problem duhet të zgjidhet me bisedime dhe jo me inate dhe kundërmasa ndaj Kosovës”. 

Prishtinë, 20 korrik 2018 – Për ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ishte vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë prej kur kishte marrë këtë përgjegjësi.

“Një masë nuk mund të jetë e mirë për Kosovën në qoftë se nuk është e mirë edhe për mikun më të afërt dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kjo është një masë e përkohshme por kemi detyrime ligjore me Marrëveshjen e CEFTA-s, e cila parasheh procedura por më e rëndësishme se detyrimet ligjore është se politika e re evropiane në Ballkan na detyron që të kuptojmë cilat janë problemet që përballet partneri ynë i Kosovës dhe ta zgjidhim këtë çështje”,

Dimitrov tha se politika tjetër e Ballkanit është që të vendosen kundërmasa por se siç vazhdoi ai, problemi duhet të zgjidhet me dialog të përshpejtuar.

Unë potencova se Kosova ka një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke me Maqedoninë.

Prishtinë, 20 korrik 2018 – Gjatë konferencës për media Dimitrov, komentoi masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të vendosur një doganë prej 30 për qind për importet e produkteve bujqësore nga Maqedonia

Duke falënderuar homologun Dimitrov për mbështetjen e dhënë për Kosovën në çdo takim bilateral dhe multilateral, njoftova se janë 21 marrëveshje të nënshkruara në mes dy shteteve ku edhe katër nisma janë në pritje që të shndërrohen në marrëveshje dhe memorandume ministeriale.

Po ashtu, urova homologun për punën e shkëlqyer në zgjidhjen e problemit të emrit të Maqedonisë me Greqinë, çështje kjo që e ka rënduar integrimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë për 26 vite.

“Ky veprim ka krijuar një atmosferë të favorshme në rajon. Për Kosovën është një arritje e madhe po ashtu sepse Kosovës i jepet një mundësi që të ketë ndjenja se jeton në një zonë më të sigurtë. E dini se çështja e emrit të Maqedonisë ishte kusht i parevokueshëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe integrimi i Maqedonisë në NATO do të thotë një komoditet për Kosovën, që ta ndiej veten në një zonë të NATO-s dhe më të sigurtë”

Prishtinë, 20 korrik 2018 – Në takim me homologun tim nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë si Ministër i Jashtëm.