Në darkë bashkova korin diplomatik dhe krerët e institucioneve për festat e fundvitit

Prishtinë, 19 dhjetor 2018 –

Me rastin e festave të fundvitit, si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, organizova të premten në mbrëmje një pritje për korin diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë traditën e pritjes të Ambasadorëve të akredituar në Kosovë.

Po ashtu, në darkë i ftova edhe krerët e shtetit, si presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe kabinetin qeveritarë.

“Ju miqtë tanë të shumtë na keni ndihmuar në çdo hap. Ne jemi një shtet i krijuar nga fillimi. Themelet janë ndërtuar të forta. E gjitha kjo është një eksperiencë unike për të gjithë. Për ne kosovarët, por dhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne gjatë vitit të kaluar treguam se i zgjidhim krizat politike me qetësi si çdo vend demokratik. Koha e përplasjeve të ashpra duket se mori fund”

Prishtinë, 19 dhjetor 2018 – Me rastin e darkës që shtrova për korin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës dhe për krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Vazhdova prezantimin duke vlerësuar se, së bashku me krerët e Institucioneve të vendit kemi punuar në vazhdimësi për ta shndërruar Kosovën në një histori suksesi dhe duke i kontribuar sigurisë globale.

“Si drejtues i diplomacisë në afro 3 muaj, së bashku me Presidentin, me Kryeministrin, me Kryetarin e Parlamentit dhe akterë të tjerë, me miqtë e Kosovës, ne jemi angazhuar që ta shndërrojmë Kosovën në një histori suksesi global. Ne po e afirmojmë unin tonë ndërkombëtar. Ne po e pohojmë njësinë tonë brenda një territori me kufij të caktuar. Ne po i kontribuojmë sigurisë globale. Ne nuk mund të jemi një vrimë e zezë e pavendosmërisë së askujt”,

Para të pranishmëve thash se procesi i integrimit ndërkombëtarë të Kosovës mund ndoshta të vonojë pak por, askush nuk mund ta ndalë atë, duke kërkuar për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Potencova se Kosova ka bërë rreshtimin me perëndimin dhe kjo nuk ndryshon në jetë të jetëve.

Prishtinë, 19 dhjetor 2018 – Me rastin e darkës që shtrova për korin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës dhe për krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës. 

” Ne na duhet integrimi ndërkombëtar, dhe nuk çojmë kurrfarë peshe në përplasjet botërore. Ne na duhet vëmendja globale për lajme të mira dhe jo për lajme negative. Ndaj do ju lutesha të nderuar miq ndërkombëtarë, të kapërceni diferencat e vogla, të mëdha, mes jush; na ndihmoni në mënyrë afatgjatë, kompaktë, dhe me vizion, na mbështesni për hyrjen në OKB”

Në fund, ai ka shprehur besimin se viti 2019 do jetë vit i veprave të mëdha infrastrukturore, i zhvillimit më të madh ekonomik, konsolidimit të shtetit, i afirmimit të shtetësisë dhe diplomacisë kosovare.

Në këtë pritje morën pjesë, ambasadori i ShBA-ve, ai britanik, gjerman, italian, turk dhe ambasadorë të vendeve të tjera.

Në ndërkohë, mysafirë të pritjes ishin edhe presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ish-presidenti Sejdiu, anëtarë të kabinetit qeveritar, personalitete tjera nga biznesi, dhe përfaqësues nga mediet.