Republikën e Kosovës po e fuqizojmë në botë, hapim ambasadën në Portugali

Lisbonë, 10 janar 2019 –

Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për shtrirjen graduale të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në botë. Edhe në një kryeqytet të fuqishëm botërorë, Lisbona, arritëm që të ngritim flamurin e Republikës së Kosovës në oborrin e Ambasadës më 12 mars 2019.

Zyrat e Ambasadës u funksionalizuan në fillim të marsit.

Hapja dhe zyrtarizimi i ambasadës tonë në Portugali u kurorëzua sot me prezentimin e letrave kredenciale nga ambasadori ynë Ylber Kryeziu.

Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.

Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.

Portugalia është shtet i rëndësishëm dhe me histori të pasur ndikimi në pjesë të ndryshme të botës.

Mbështetja e shtetit portugez në vazhdimësi ka qenë e fuqishme për vendin tonë, andaj këtë partneritet tash e tutje do ta thellojmë edhe më shumë.

Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu pasi dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, i’u dha mundësia të zhvillonte një takim me presidentin Rebelo de Sousa.

RRETH MARRËDHËNIEVE

Kosova dhe Portugalia gëzojnë marrëdhënie  miqësore dhe vitet e fundit, këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe të avancuar.

Me hapjen e Ambasadës në Portugali, Kosova ka bërë hapin e madh drejtë vendosjes së një partnetiteti të veçantë me Republikën e Portugalisë, duke shprehur kështu interesin e saj politiko-diplomatik për thllim të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të hapur një kapitull i ri të lidhjeve mes dy popujve tanë.

Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.

Pikënisje e këtyre marrëdhënieve të mira është padyshim fakti që Portugalia është një ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Portugalia ka kryesuar Presidencën e BE katër herë radhazi në momente me ndjeshmëri historike për Kosovën dhe sidomos në 2007 gjatë fazës finale të negociatave në Vjenë për statusin e Kosovës ku ajo u perpoq te kontribuoje dhe koordinoje ne veprime të përgjithsme dhe koherente me shtetet e tjera të BE-së.

Lidhjet mes dy popujve tanë u krijuan fillimisht përmes Forcave te Armatosura te Portugalisë të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Rreth 7000 ushtarë portugezë, përfshirë një numër të konsideruar punonjësish në misionet europiane dhe ato ndërkombëtare, kanë shërbyer në vendin tonë për dy dekada.

Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu duke respektuar garden shtetrore të Portugalisë në oborrin presidencial para se të dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa.

Ky numër i madh dinamik po afirmon gjithnjë e më tepër lidhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe duke u shëndërruar kështu në një urë ndërnjerëzote, kulturore dhe ekonomike bashkëpunimi. Keto janë, njëherësh, edhe themelet e marrëdhënieve tona të së ardhmës.

Populli i Kosovës i është mirënjohës popullit të Portugalisë për njohjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës për dekada me radhë, të cilat kanë kontribuar shumë në përparimin e qëllimeve tona parësore në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Sot, Portugalia vazhdon të jetë zë i rëndësishëm i mbështetjes dhe te pa rezervē të proceseve demokratike dhe reformuese të vendin tonë në rrugën e integrimeve Euro-Arlantike, liberalizimit të vizave dhe forcimit të pozitës së Kosovës në kuadrin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe integrim të plotë në sistemin ndërkombëtar.

Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu duke respektuar garden shtetrore të Portugalisë në oborrin presidencial para se të dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa.

Në këto dy vitet e fundit, përtej sfidave në përballjen me pndeminë, në marrëdhëniet me Portugalinë ka patur risi të dukshme; kjo pasi dialogut politik, tashmë në nivel të shkëlqyeshëm, po i shtohen vlera të rëndësishme si interesi për shkëmbime ekonomiko-tregëtare dhe investime, rritja e turizmit, bashkëpunimit në arsim dhe shkëmbime kulturore.

Në Portugali jeton një numër i vogël i komunitetit kosovar i cili është i integruar kretësisht në shoqërinë portugeze dhe i cili jeton identitetin e tij të dyfishtë si pasuri dhe vlerë e shtuar në marrëdhëniet kulturore dhe historike mes dy vendeve tona.

Ztr. Ylber Kryeziu u dekretua si Ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Republikën e Portugalisë.