Prishtinë, 20 maj 2019 –
Kosova këtë vit kryesonë me WBF dhe jemi shumë të kënaqur që pasra fillimit të kryesimit kemi mbajtur takim me ambasadorët e shteteve të V4 këtu në MPJ, të Republikës së Kosovës ku në vija të trasha i kemi diskutuar së bashku idetë për kryesim.
Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (në vijim Fondi i Vishegradit) është organizatë ndërkombëtare donatore e themeluar në vitin 2000 nga qeveritë e shteteve të Grupit të Vishegradit – Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia për ta promovuar bashkëpunimin rajonal në rajonin e Vishegradit (V4), si dhe ndërmjet rajonit V4 dhe shteteve tjera, sidomos në rajonet e Ballkanit perëndimor dhe të Partneritetit lindor.
Fondi e bën këtë duke i dhuruar 8 milion euro përmes granteve, bursave dhe rezidencave për artistët që çdo vit dhurohen nga kontributet e barabarta të të gjitha shteteve të V4.
Shtetet tjera donatore (Kanadaja, Gjermania, Holanda, Koreja Jugore, Suedia, Zvicra dhe SHBA) që nga viti 2012 i kanë siguruar edhe 10 milion Euro të tjera përmes skemave të ndryshme të granteve të Fondit.
