Iftari i shtruar për personalitete të larta shtetrore

Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 –

Ramazani është muaji më i bukur i vitit për mua. Edhe këtë vit kur po hyja në agjerimin tim të 56-të, shtrova iftar në Rezidencen time për personalitete të larta shtetërore.

Praktika e Iftarit është traditë e kahmotshme në shtëpinë time, dhe po ashtu, traditë e kam pritjen e mysafirëve në oborrin e shtëpisë, duke respektuar agjeruesit që më nderojnë për sofrën e iftarit.

I dëshirova mirëseardhje presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, myftiut Naim Tërnava, si dhe zyrtarë tjerë të cilët me nderuan me praninë e tyre në Iftar.

Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, myftiut dhe mikut tim, Naim Tërnava.
Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, hoxhës dhe humanistit Halil Kastrati.

Duke Ju uruar mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale Iftari, mora fjalën dhe thash se buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës.

Pasi që dita e agjeruesit është ditë e mbushur me vlera, me vepra të cilat sjellin shpërblime, ndërsa kulmi i mirësisë vije në qastet e fundit të ditës, atëher kur njeriu i shpenzon edhe forcat e fundit për t’ia dalur me sukses një dite të agjerimit.

Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Momente nga sofra e Iftarit me gjithë të pranishmit. Kryeminstri Haradinaj duke mbajtur një fjalë rasti.

Për këtë arsye këto qaste janë shumë të bekuara, Zoti i gjithësisë, mburret, krenohet me gjendjen e agjeruesve, me gjendjen e të gjithë atyre që sakrifikojnë për hirë të tij.

Përfundimi i agjërimit për atë ditë që është Iftari nuk është fitore thjesht vetëm për veten është mundësi e artë për çdo njërin që ka sadopak mundësi që të shtrojë Iftar për të tjerët. T’i ofrosh iftar agjëruesit është të i’a sigurosh vetës tënde një sasi të shpërblimit aq sa e ka fituar agjeruesi.

Përjetimin më të mirë të kësaj dite agjeruese e bën më të ndjerë kumbimi i ndjeshëm i zërit të Ezanit, i cili paqësisht, qetësisht, qartësisht, thërret prej shembullit të përulësisë personale forcën e lutjes së përbashkët.

Hajvali – Rezidenca, 23 maj 2019 – Duke i uruar mirëseardhje në sofrën tradicionale të Iftarit në shtëpinë time, të gjithë të pranishmëve.

Sipas traditës islame, i pari që e lartësoi Ezanin ishte një skllav, abisinasi Bilal, i emancipuar mbi nënshtrimin dhe përbuzjen nga mëshira e Ebubekrit, ky i fundit shok i armëve dhe lutjeve të Profetit, u prek më tepër nga forca e shembullit të Bilal Etiopasit, sesa nga shembulli i forcës që mishëronin ata që kalëronin në krah të tij dhe kryqëzonin shpatën me armikun.

Duke pritur momentin final të Iftarit vazhdova duke thënë se: “jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi vesh t’i dëgjojmë, që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë edhe kjo shtëpi meditimi sot e kthyer në e tillë për shkak të sofrës së Iftarit, një shëmbëlltyrë për urtësi dhe paqe, e dashtë Zoti, rrezatoftë edhe më gjerë!”

“Në fund fare, siç thotë fjala në Kuran, këtë banesë të mbrame ia japim atyre që nuk duan të jenë kryeneçë e të marrin njerëzit në qafë. Gjithçka në fund i përket atyre që u ka përkitur gjithmonë, janë ata që i frigohen Zotit. Iu qoftë i lehtë agjërimi të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë juve dhe të gjithë atyre që sipas fjalëve të shenjta janë në besë dhe gjithë sa janë i përngjiten paqes, larg ecejakeve të ndasibërësve, zullumqarëve të pandreqshëm.