Takim me Joel Hakizimana, Sekretar Permanent i Qendrës së Pavarur për Kërkime dhe Iniciativa të Dialogut (CIRID)

Prishtinë, 30 maj 2019 –

Nga takimi me një delegacion nga Qendra e Pavarur për Kërkim dhe Iniciativa të Dialogut (CIRID) me seli në Gjenevë, të prirë nga Sekretari Permanent i kësaj organizate, Z. Joël Hakizimana. CIRID njëherit shërben edhe si organizatë përfaqësuese e diasporës afrikane, andaj tema kyçe në diskutimin në këtë takim ka qenë thellimi i bashkëpunimit me diasporën afrikane me qëllim të avancimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shteteve të kontintentit afrikan.

Përfaqësuesit e CIRID premtuan angazhim në sjelljen e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.