Prishtinë, 11 qershor 2019 –
Edhe një moment tjetër prekës dhe historik për Kosovën. Kësaj radhe si herë tjera isha protagonist edhe unë i kësaj ngjarje që po ndodhte në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat barbare serbe.
I gjetur në pisten e gjatë të aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e që mban emrin e komandantit legjendar “Adem Jashari”, po prisja të nderoja së bashku me Garden e FSK-së, njeriun që Liria dhe Pavarësia jonë është e lidhur ngushtë me emrin e tij.

Ai po kthehej përsëri pas 20 vitesh në vendin e ngjarjes. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i këtij Presidenti ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë.
Vendimi për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund të luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Po ndalohej spastrimi etnik i një milion kosovarëve.


Janë vetëm disa nga atributet dhe vlerat që ky njeri bëri për ne, pra është Ish – presidenti Bill Clinton, i cili kishte marr rrugën për Prishtinë, që t’i bashkangjitej festës së çlirimit të popullit shqiptar të Kosovës.
Deri sa në qiell u shfaq aeroplani Air Force One me ngjyrat kaltër e bardhë, një version më i vogël i avionit me të cilin zakonisht udhëton Presidenti, u ul në aeroport pak para orës 09:25 të hënën, një ditë me diell me re të larta.
Era shpërtheu nga pista deri sa avioni kalonte pranë terminalit kryesor të aeroportit, një grup shikuesish u kapën pas gardhit të zinxhirit, duke tundur. Zhurma e avionit mbushi hapsirën nga ku po vinin brohoritje e duartrokitje të pa rreshtura nga qytetarët e shumtë, stafi i aeroportit, mediat dhe qytetarët e shumtë që po e prisnin jashtë aeroportit.
Siguria në aeroport ishte e plotë deri sa mbërritja e Presidentit po afrohej, shërbimi sekret bënte punen e vet spastrime të përsëritura të zonës së uljes duke përdorur qen dhe detektorë metali.
Ardhja e presidentin Clinton ishte në kohë si ishte planifikuar, dhe kjo bëri që shpirtrat e turmës me fuqi sa kishin të brohorisnin. Ishin disa qindra njerëz të mbledhur në zona të rrethuara posaçërisht në pistën e aeroportit, duke përfshirë një grup VIP zyrtarësh institucionesh dhe një grup gazetarësh të medias, interesim i madh.
Përtej zonës së rezervuar për shtypin dhe të tjerët me leje të posaçme sigurie, qindra të tjera, që numërohen lehtësisht në mijëra, rreshtuan rrugën e aeroportit deri në Prishtinë skajeve të rrugës duke valvitur flamujt e SHBA dhe shtetit të Kosovës.

Ishte një vërshim i patriotizmit ndërsa qytetarët prisnin të shihnin Presidentin e tyre hero.
Pak para se të dilte nga avioni, i veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të kaltër, Presidenti qëndroi në rrugën e aeroplanit dhe bëri me dorë.
I buzëqeshur dhe rrezatues, presidenti Clinton u hodh në përqafim, më shtrëngoi dorën duke përçuar mesazh dashamirësie e miqësi të thell.
Afër meje kisha edhe ish-presidenten e vendit, znj. Atifefe Jahjaga, presidenti Clinton filloi të shtrëngonte duart tona duke ecur në tepihun e kuq e që përballë kishim garden e FSK-së. Momente krenarie.
Presidenti Clinton, deri sa dolëm nga pista vazhdoi duke shtrënguar duart, duke buzëqeshur dhe falënderuar ngrohtësisht njerëzit që dolën të shihnin atë prej afër.
Me gjithë këtë entuziazëm vazhduam te autokolona presidenciale, ku nën përcjellje të një grupi makinash të policisë së shtetit, u larguam nga aeroporti. Gjatë gjithë rrugës njerëzit tundnin me dorë dhe mbanin shenja për Presidentin dhe SHBA-të.
Kur po i afroheshim objektit të Presidencës, turma e njerzve sa vinte e shtohej, me ceremoni shtetrore presidenti Clinton, po pritej nga presidenti Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi, do ta dekorojë presidentin Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
“Sot pas 20 vitesh Kosova e pavarur u është mirënjohëse për këtë rrugëtim. Mbështetja e juaj dhe SHBA-së ka qenë jetike për lirinë, pavarësinë dhe tash në rrugëtimin euroatlantik. Storia e Kosovës është storie e suksesit të përbashkët. Ju jeni heroi ynë dhe në emër të qytetarëve iu falënderoj shumë. Duke u bazuar në kompetencat si President, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës “Urdhër i Lirisë”. Nuk ka çmim që mund të shpërblej kontributin tuaj sepse dekorimi më i madh është liria e vendit të Kosovës që ka reflektuar me paqe dhe stabilitet në rajon”, tha presidenti Thaçi.
Duke mbajtur medaljen në dorë, me plot emocion presidenti Clinton tha se ndihet krenar që ai ishte president i SHBA-së në kohën kur populli i Kosovës kishte nevojë.
“Sot e gjithë bota, në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet, dhe të jetojnë në paqe me fqinjët. Gjë kjo e cila është diçka për të cilën duhet të punojë çdo shtet, i madh e i vogël , brenda dhe jashtë kufijve të tyre. Unë mendoj që e keni mundësinë të bëheni shembull i botës edhe për 20 vjet tjera”
Pas takimit me Thaçin, ish presidenti Clinton, është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deri sa Clinton po realizonte vizitat sipas agjendës, në festën tonë nuk kishte se si të mungonte Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medeline Albright.
Në mbrëmje, së bashku me Presidenti Thaçi, kemi shtruar një darkë për nder të miqve që po na nderonin me pranin e tyre. Deri sa darka po përfundonte e dinim se dita e nesërme është shumë e ngarkuar me aktivitete të personaliteteve të rëndësishme botërore që do të jenë pjesë e këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Mëngjesi i 12 qershorit 2019 e zbardhi Prishtinën në festë. Qytetarë nga e gjith Kosova kishin zbarkuar në sheshet e kryeqytetit, ata valëvitën flamuj të vegjël amerikanë, brohoritën emrin e tij në një furi të ngazëllyer, ata e pritën çdo fjalë të tij me duartrokitje të forta.

Presidenti Clinton dhe Sekretarja e Shtetit, Albright, të kapur dorë për dore, po ecnin sheshit të Prishtinës.
Në sheshin qendrorë “Skenderbe”, presidenti Clinton mbajti fjalim para mijëra qyetetarëve të pranishëm.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që kam qëndruar me ju kundër spastrimit etnik dhe për liri,” i tha zoti Clinton një turme prej disa mijëra njerëzve në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
“Kurrë mos harroni, kur mendoni për sfidat përpara jush – dhe unë ua them këtë udhëheqësve tuaj ekzistues – ju keni bërë tashmë diçka të mahnitshme. I keni dhënë një brezi të tërë 20 vitet e para të jetës së tyre në paqe”, tha presidenti.
Kurse, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright me të marr fjalën tha se ndjehet e lumtur që është prezente në Kosovë. Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë.

Për hyrjen e trupave të NATO-s foli edhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili tha se për të është përvojë e jashtëzakonshme kthimi në Kosovë, për të parë demokracinë, presidentin, kuvendin, udhëheqjen dhe ekonominë e Kosovës krahasuar me kohën e tragjedisë 20 vjet më parë, duke shtuar se populli Kosovar është duke ndihmuar vendin të ecë drejt Perëndimit.
Pas përfundimit të tubimit qendror, është mbajtur edhe ecja për liri. Në të cilën personalitet vendore dhe ndërkombëtare ecën në sheshet e Prishtinës të cilët ishin të stërmbushura nga qytetarët, të cilët kishin dalur për t’iu uruar mirëseardhje miqve amerikan.




Ecja e tyre zgjati deri të busti i ngritur për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright. Ku edhe ndodhi përurimi i bustit i cili është i vendosur afër monumentit të ‘New Born-it” në Prishtinë.
Ky bust është ngritur në shenjë falënderimi në 20 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Albright ka deklaruar se ndihet e nderuar që për të është ngritur një bust, dhe se Kosova do të thotë shumë për të.

Pas përurimit të bustit të ish-sekretares Madeleine Albright, është bërë zbulimi i pllakës së bulevardit “Bill Clinton”. Clinton tha se për të kjo është një dhuratë e çmuar.
“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”.
Shënimi i 20-vjetorit të çlirimit të vendit përfundoi me konferencën Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.



Gjeneraly Wesley Clark në këtë konferencë ka kujtuar momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ai në fjalën e tij ka thënë se është kënaqësi e madhe që të jetë sot në Kosovë. Clark ka thënë se është krenar me Kosovën dhe se janë bërë shumë përparime.
