Kosova e Austria me traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale

Prishtinë, 18 shtator 2019 –

Prita në takim përfaqësuesin e ri të Republikës së Austrisë në Prishtinë, ambasadorin Christoph Weidinger. I urova mirëseardhje ambasadorit Weidinger, dhe i thash se Kosova është përherë mirënjohëse për kontributin e Austrisë dhënë ndër vite.

Ambasadorin e njoftova se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtova se jemi të kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.

Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë takimit me Ambasadorin e ri Austriak në Kosovë.
Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë takimit me Ambasadorin e ri Austriak në Kosovë.