Takim me zyrtarët e lartë të shtetit më të ri në botë, Sudanit Jugor

Lugano, 9 tetor 2020 –

Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani, delegates speciale te Presidentit Salva Kir në Berlin, znj. Renish Achlieng Onullo dhe mikut Prof.Nabil Ayad.

Ne diskutuam për shumë gjëra por edhe për marrëdhëniet e Sudanit me Kosovën.

Që nga 9 korriku i vitit 2011 pas shumë viteve të përgjakshme Sudani i Jugut shpalli me 9 korrik pavaresinë duke u bërë kështu shteti me i ri në botë ndërsa Juba, kryeqyteti i tyre.

Lugano, 9 tetor 2020 – Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani.

Sudani ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Sudanit të Jugut, por kjo njohje nuk e largon frikën nga tendosjet e ardhshme mes dy vendeve, përfshirë edhe ato për territor dhe për naftë.

Ndërkohë që po me 9 korrik edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës e njohën pavarësine e Sudanit Jugor. Festimet e banorëve të shtetit më të ri të botës ishin të shumta.