Në ditën e presidentit, me Presidenten Osmani dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit

Prishtinë, 24 maj 2021 –

Sot, me Presidenten Osmani dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, ishim përsëri së bashku në këtë ditë të shënuar për të kujtuar dhe nderuar Presidentin e parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili vazhdon ti mungojë skenës politike, por që mbetet frymëzim për ne dhe brezin e ri të Kosovës.

Falë largpamësisë së tij Kosova fitoj miq të shumtë dhe më vonë pavarësinë e merituar, për të cilen ishte arkitekt. Së bashku jemi gjithmonë më të fort si shtet, dhe për këtë e përgëzoi znj. Osmani për iniciativat e saj të fundit.

Në ditën e Presidentit, para shtatorës së ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish presidentet Atifete Jahjaga.

Mos të harrojmë se Presidenti i fundit i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të përballët me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij.

Kosovës i kemi borxh shumë, sepse është vendlindja ynë, dhe meriton çdo të mirë por po ashtu nuk duhet ti harrojmë asnjëherë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën!

Momente të pa harruara me presidentin historik dr,Ibrahim Rugovën, në rezidencen e tij në Velani, gjatë viteve të 90-ta kur së bashku arritëm qështjen e Kosovës të ndërkombtarizojmë.
Në vitin 2011 kur u zgjedha presidenti i Republikës së Kosovës, prita në takim asokohe kryeministrin Hashim Thaçi, ai sot i mungon skenes politike dhe Kosovës pasi po ballafaqohet me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij.
Në ditën e Presidentit, para shtatorës së ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish presidentet Atifete Jahjaga.