Prishtinë, 23 dhjetor 2021 –
Medreseja filloi punën si medrese e ulët nga 1 nëntori 1951 deri në vitet 1962/63 ku më pas u avancua si shkollë e mesme e lartë dhe si e tillë vazhdon ende.
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, tha se Medreseja Alauddin ishte e para në të gjitha trojet shqiptare, e cila funksiononte vetëm në gjuhën shqipe.
Tërnava tha se fati i medresesë është i lidhur ngushte edhe me fatin e popullit shqiptar, sidomos në luftën e fundit në Kosovë.
“Nuk është e tepërt të potencohet fakti se fati i Medresesë Alauddin vazhdimisht ishte i lidhur ngushtë me fatin e popullit të Kosovës. Ajo gjithmonë mori frymë me popullin e kjo mori vlerë sidomos në periudhën 1998/99 të shekullit të shkuar me veprimtarinë e saj të suksesshme atdhetare. Bashkësia Islame e Kosovës duke qenë e vetëdijshme për problemet, synimet, rrezikun që i kanosej vendit në të shumtën e rasteve ishte më shumë vizionare se shumë ata të cilët kishin për objektiv vizionin”
Tërnava tha se BIK-u historikisht, e ashtu edhe gjatë luftës së fundit, ka ofruar tërë infrastrukturën e saj në shërbim të atdheut.

“Kujdesu për sjelljen tënde. Mos i hy në hak askujt, mos provo që duke shtypur tjetrin të ngritesh”, me këto fjalë që gjyshi im i mbjelli thellë tek unë, fillova fjalën time në manifestimin kushtuar 70-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.
Në këtë ditë u çmua lart kontributi dhe përkushtimi i Medresesë për arsimimin, edukimin fetar e kombëtar të shoqërisë kosovare, duke veçuar gatishmërinë e kësaj shkolle për liri dhe pavarësi në kohët më të vështira.

Falënderues dhe mirënjohës për ftesën, mikut tim Myftiut Naim Tërrnava dhe gjithë stafit udhëheqës, akademik e mësimnxanês të këtij tempulli të dijës dhe edukatës i shprehu çdo gjë të bukur, Zoti ju bekoftë dhe u dhashtë shëndetin.
