Prishtinë, 24 shkurt 2022 –
Aleanca Kosova e Re finalizoi procesin e zgjedhjeve të rregullta me Kongresin e V-të Zgjedhor. Pas punës dhe aktiviteteve të shumta zgjedhore në kuadër të degëve dhe nëndegëve të saj anembanë vendit, AKR zgjodhi organet qendrore udhëheqëse të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
President u rizgjodh Z.BEHGJET PACOLLI, krijuesi i kësaj force politike, biznesmen, humanist dhe filantrop me përmasa botërore. Sekretar i Përgjithshëm u rizgjodh Z.VESEL MAKOLLI. Poashtu u zgjodh edhe Kryesia e re e AKR-së.
Kosovës më shume se kurrë i nevojitet uniteti i forcave politike kur kemi të bëjmë me temat jetike për vendin, e ne veçanti për bisedimet me fqiun verior Serbinë. AKR-ja gjithmonë e ka dhënë kontributin e saj dhe në të ardhmen do të vazhdoj ta jep, në të mirë të vendit dhe kombit.
AKR do të kthehet fuqishëm me vizionin dhe programin e saj, duke ofruar alternativë politike dhe ekonomike për vendin tonë.
Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vëndevë të reja të të punës.
Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku.
AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend.


